Lajme

Zbardhet dëshmia e bizesmenit ndaj Shullazit: Do të të vras nëse…


Publikuar më:


Emiljano-Shullazi

“Emiliano më tha ose blije sërish me çmimin e tregut të sotëm, ndryshe do të të vras. E kam takuar katër herë Shullazin dhe nuk pranova”, kjo ka qenë deklarata e bizesmenit, Arjan Zika, për Emiliano Shullazin.

Arjan Zika ka deklaruar në Polici se është kërcënuar për për një sipërfaqe toke prej 1200 metra katrorë. Sipas kallëzimit të Zikës, Shullazi i ka kërkuar që të blinte me çmimin e tregut të sotmë sipërfaqen që kishte blerë para disa vitesh pasi përndryshe do ta paguante me jetë.

Pas refuzimit të biznesmenit për të riblerë tokën me një çmim tjetër, dyqanit të Zikës i është vënë eksploziv më 13 mars. Nga frika, kallëzuesi është larguar nga Shqipëria duke qenë se edhe pas denoncimit në Polici nuk kishte asnjë veprim ligjor. Nga ana tjetër, Shullazi po hetohet edhe për kalimin në pronësi të ishhotel “Vollga”, pasi dyshohet se ky ndryshim ka ardhur përmes kërcënimeve.

Emiliano Shullazi është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda bashkë me Gilmando Danin dhe Blerim Shullazin.

Ata akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale, gjobëvënie dhe shkatërrim të pronës. Akuzat kanë të bëjnë me një denoncim të depozituar në muajin shkurt nga një biznesmen.

Comments
To Top