01,07,2025

Xhemaili i ngazëllyer me fitoren kundër Interit

Must Read

2-xhemaili_1179

Mesfushori i Genoas, Blerim Xhemaili, ka thënë se është shumë i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij kundër Interit.

Genoa mbrëmë mundi Interin, me rezultat 1-0, në javën e 34-të të Serisë A. Xhemaili thotë se skuadra e tij cilësi të mëdha.

“Kemi treguar lojë të mirë dhe cilësore. Ky ekip ka shumë cilësi dhe është një ekip i madh”, ka thënë Xhemaili.

Ai thotë se është i përqendruar tek Genoa dhe për Evropianin 2016. “Në fund të sezonit do të kthehem në Galatasaray e pastaj do të shohim. Tani jam duke menduar vetëm për Genoan dhe Kampionatin Evropian”, tha ai.

Xhemaili po luan tek skuadra italiane në formë huazimi nga klubi turk, Galatasaray.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Miratohet Korniza Afatmesme Buxhetore për vitet 2026–2028

Sot është mbajtur mbledhja e radhës e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, e kryesuar nga Kryesuesi Xhavit Zariqi. Në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img