23,10,2024

Vidal: Atletico si Juventusi

Must Read

1-vidal_1635

Mesfushori i Bayern Munich, Arturo Vidal mendon se Atletico Madrid është kundërshtar shumë i vështirë.

“Bavarezët” dhe madrilenët do të ndeshen në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Ish-futbollisti i Juventusit, Bayern Munich duhet të tregohet ekip i kujdesshëm në duel me skuadrën e Diego Simeones. Vidal thotë se Atletico Madridi është skuadër e ngjashme me Juventusin, transmeton KosovaPress.

“Atletico janë kundërshtari më i vështirë që ne mund të ishim takuar në gjysmë-finale. Ne pamë se si ata luajtën kundër Barcelonës. Ata janë një ekip i mirë dhe fizikisht të fortë. Do të jetë një ndeshje shumë e komplikuar, por ne shpresojmë së do të shkojmë në finale”, ka thënë Vidal.

“Duhet të jemi të kujdesshëm dhe nuk mund tu lejojmë atyre ndonjë hapësirë. Atletico janë mjaft të ngjashme me Juventusin dhe që mund ta na bëjnë jetën shumë të vështirë”, ka theksuar ai.

Kiliani ka lavdëruar trajnerin e Atletico Madridit. Sipas tij “Diego Simeone është një nga trajnerët më të mirë në botë”.

– See more at: http://www.kosovapress.com/sq/futboll/vidal-atletico-si-juventusi-70613/#sthash.k4SHTGAS.dpuf

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Është mbajtur turneu memorial në hendboll “Ahmet Petrova”

Sot, në Palestrën e Sporteve "Bill Clinton" në Ferizaj, u mbajt Turneu Memorial në Hendboll "Ahmet Petrova", i organizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img