19,04,2024

Xhavit Mustafa nderohet nga shteti gjerman për integrim

Must Read

Xhavit Mustafa nga Prishtina është nderuar për integrim, pasi ai punon si trajner futbolli, por ka edhe disa aktivitete tjera, shkruan ‘rnz.de’, përcjell albinfo.ch.

Mustafa është larguar nga Prishtina si 23-vjeçar në vitin 1993, pasi kishte frikë se ushtria e ish-Jugosllavisë do ta merrte atë. Ai mori me veten edhe vëllain e tij 17-vjeçar.

“Çdo njeri përpiqet për të shkuar aty ku është më mirë”, thotë Xhavit Mustafa. Ai tani merret me zhvillimin e Software në moshën 46-vjeçare.

Në gjysmën e jetës së tij, tani ai jeton në Gjermani dhe merret edhe me aktivitete tjera, derisa u nderua me medalje për shërbimet e tij nga përfaqësuesi i Qeverisë Federale.

Ai tani është trajner në Klubit e Futbollit SpVgg Bayreuth dhe në projektin e tij “Porta ndaj Botës”, ka shumë fëmijë, djem dhe vajza. “Futbolli flet gjermanisht”, thotë Mustafa. Fëmijët përveç futbollit mësojnë edhe gjuhën gjermane, por gjithashtu viziton edhe muze me ekipin.

Dy djemtë e tij (12 dhe 13 vjeçar), gjithashtu luajnë futboll ashtu si edhe njëra nga tri vajzat. Familja e tij është e integruar plotësisht. Të tri vajzat e tij janë pjesë e show televiziv “The Voice of Germany”.

Edhe jeta në fillim për të në Gjermani nuk ishte e lehtë, pasi ekstremistët e krahut të djathtë kishin djegur shtëpitë e refugjatëve dhe ishin të detyruar të bëjnë roje.

Në fund ai ka shtuar se azilkërkuesve duhet t’iu jepet mundësia të integrohen.

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img