02,05,2024

Qytetarët e Malit të Zi të ndarë rreth hyrjes së vendit në NATO

Must Read

Anëtarësimin e Malit të Zi në NATO e mbështesin 39,5 për qind të qytetarëve të tij, kundër janë 39,7 për qind, përderisa 20,8 për qind nuk kanë qëndrim për këtë.

“Kjo do të thotë se numri i kundërshtarëve dhe ithtarëve të Unionit veri-atlantik është pothuajse i barabartë dhe kështu rezultati nga referendumi eventual për anëtarësim në Union do të ishte i pasigurt”, deklaroi Millosh Beshiq, metodolog i përgjithshëm në CEDEM, duke e prezantuar hulumtimin e mendimit publik.

Mali i Zi në maj e nënshkroi protokollin për inkuadrim drejt NATO-s, anëtar i të cilit do të bëhet pas ratifikimit në të gjitha 28 vendet anëtare.

Sondazhi tregoi se ngjarjet në botë ndikojnë ndaj mbështetjes për anëtarësim të Malit të Zi në NATO, transmetoi Hina.

Beshiq shtoi se 53,8 për qind e qytetarëve besojnë se Mali i Zi do të bëhet anëtar i NATO-s pa dallim të mendimit të tyre, 20,5 për qind mendojnë se nuk do të bëhet, ndërsa 25,7 për qind nuk kanë qëndrim për këtë çështje.

Në pyetjen rreth Bashkimit Evropian pothuajse është arritur konsensus kombëtar, pa dallim që ka rënë numri i simpatizuesve për BE-në.

Madje 63 për qind e të anketuarve mendojnë se Mali i Zi duhet të jetë pjesë e BE-së, ndërsa 24,6 se nuk duhet, përderisa 12,4 për qind nuk kanë opinion.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img