20,04,2024

Xhaka – Arsenal, e konfirmon edhe lojtari

Must Read

xhaka-ars

Mesfushori Granit Xhaka ka thënë se ka luajtur ndeshjen e tij të fundit me skuadrën gjermane, Borussia Monchengladbach.

Ai tha se ka kaluar katër vite të jashtëzakonshme në Bundesliga dhe se dëshiron të vendos për të ardhmen para se të fillojë Euro 2016.

“Arsenal? Ka diskutime të rregullta dhe vendimi do të merret para Euro 2016”, tha Xhaka për Bild.

“Kam filluar karrierën time duke luajtur kundër Darmstad në DFB Pokal dhe kam kaluar katër vite të mrekullueshme këtu. Tashmë e kam luajtur edhe ndeshjen e fundit kundër Darmstadt. Ka përfunduar cikli im në Gladbach”.

Kujtojmë se mbrëmë Goal.com e ka konfirmuar se Xhaka ka arritur marrëveshje me Arsenalin, ndërsa Gladbach do të përfitojë 43 milionë euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img