18,04,2024

WhatsApp lëshon një aplikacion për kompjuter për Mac dhe Windows

Must Read

Ndërkohë që shumë fansa të WhatsApp po bisedojnë tashmë nëpërmjet opsionit në shfletues uebi të platformës, ne të tjerët mund ti bashkohemi atyre tani në ekranin e kompjuterit.

Të martën, WhatsApp lëshoi për herë të parë aplikacionin për kompjuter- një hap i vogël që bën shpërndarjen e ikonave me miqtë tuaj shumë më të lehtë për ta fshehur nga shefi juaj pas shumë dritareve shfletuesish uebi.

Aplikacioni është i vlefshëm për Windows 8 dhe Mac OS 10.9 ose më poshtë, ka thënë kompania në një postim.

Është e thjeshtë për tu aktivizuar. Shkarkoni aplikacion për kompjuter, zgjidhni sistemin tuaj të operimit, skanoni një  kod QR nga telefoni juaj në WhatsApp Web, dhe ai do të ngarkojë bisedat ekzistuese. Përdorimi është përgjithësisht njësoj si në telefon- ju do të mund të shpërndani foto në të njëjtën mënyrë, midis shumë funksioneve të tjera.

Me më shumë se një miliard përdorues botërisht, shumica e të cilëve mund të jenë vetëm në versioni telefonik, do të jetë interesante të dimë sa instalime do të marrë aplikacioni për kompjuter. Do të na njoftosh për këtë WhatsApp?

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img