26,04,2024

Vuçiq i kërkon Kosovës: Hiqeni taksën sepse po vuajmë!

Must Read

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka kërkuar përsëri nga Qeveria e Kosovës që të pezulloj vendimin për taksë 100% ndaj produkteve të Serbisë.

Ai ka theksuar se pa heqjen e taksës, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të vazhdoj, shkruan B92, transmeton Indeksonline.

“Është e rëndësishme për ne që të hiqet taksa, sepse dëmi është 40 milionë euro, që po e vuajmë ne si shtet”, ka thënë Vuçiq.

Sipas tij, përderisa të mos ketë një marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ka rrezik që të ketë tensionime të situatës.

Ai pretendon se nervozizmi i Prishtinës, mund të eskalojë dhe të merren edhe masa të tjera kundër serbëve që jetojnë në Kosovë.

“Një gjë e tillë më frikëson, më tmerron e më shqetëson”, ka thënë ndër të tjera presidenti serb.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img