27,04,2024

16-vjeçarja nga Kaçaniku refuzon të kthehet në familje, dërgohet në strehimore

Must Read
Pas disa ditëve që ka qëndruar e zhdukur e në kërkim nga Policia e Kosovës, 16-vjeçarja Viola Guri nga Kaçaniku u gjet në një qendër tregtare në Pejë. Mirëpo, vajza që kishte ikur nga shtëpia duke kërkuar një jetë më të mirë, ka refuzuar të kthehet në familjen e saj. Momentalisht ajo është duke qëndruar në strehimore, ndërkaq, nga familja janë deklaruar për Express se e kanë parë atë dje gjatë ditës.

Qëndroi e zhdukur për gati një javë, e kur u gjet, nuk pranoi të kthehej në familje, por zgjodhi strehimoren.

Viola Guri, 16-vjeçare nga Kaçaniku, u gjet dje nga Policia e rajonit të Ferizajt.

“Lidhur me rastin e raportuar nga familjarët, (11.02.2019), për zhdukjen e vajzës së tyre të mitur, pas një pune operative në terren dhe në koordinim edhe me Policinë Rajonale të Pejës, e mitura është gjetur sot në një Qendër Tregtare në Pejë, dhe e njëjta është sjellë në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj. Me rastin janë duke punuar hetues të Sektorit Rajonal të Hetimeve në Ferizaj dhe pas përfundimit të procedurave ligjore, e mitura do ti dorëzohet familjes”, ka bërë të ditur policia.

Mirëpo, pavarësisht se u gjet nga Policia, ajo nuk pranoi të shkonte te prindërit e saj në fshatin Nikaj të Kaçanikut.

Në një bisedë për Express, babai i vajzës Agroni ka deklaruar se ajo është dërguar tashmë në strehimore dhe aty do të qëndrojë për një kohë.

Policia e Rajonit të Ferizajt ndërkohë nuk kanë bërë të ditur me kë e kanë gjetur vajzën, me arsyetimin se ajo është person i mitur.

Viola Guri nga fshati Nikaj i Kaçanikut kishte zgjedhur të ikë nga shtëpia në kërkim të një jete më të mirë, pasi që në familjen e saj po jetonte në kushte të rënda financiare. 

Ajo kishte lënë edhe një letër, përmes së cilës u bënte të ditur prindërve se nuk do të kthehej më. /Express

Lexo më shumë në: https://m.gazetaexpress.com/lajme/16-vjecarja-nga-kacaniku-refuzon-te-kthehet-ne-familje-dergohet-ne-strehimore-626257/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img