26,04,2024

Vritet një person në Ferizaj

Must Read

Një vrasje ka ndodhur të mërkurën në Ferizaj. Një person është vrarë në mbrëmje, në rrugën “Reçaku”, në hyrje të qytetit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Gashi ka thënë se bëhet fjalë për një të vrarë me armë zjarri, ndërsa viktima është mashkull, i moshës së re.

Tash për tash nuk dihen detaje të tjera për rastin. Policia aktualisht ndodhet në vendin e ngjarjes, duke zhvilluar hetimet.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img