20,04,2024

Vritet në Siri shqiptari i ISIS, Almir Daci

Must Read

almir-daci

Ish-imami i xhamisë së Leshnicës në Pogradec, i njohur si xhihadisti shqiptar që kërcënoi Ballkanin, Almir Daci është vrarë në Siri.
Lajmi konfirmohet nga bashkëfshatarë të Dacit në fshatin Leshnicë të Pogradecit. Almir Daci, militant i shtetit të vetëshpallur islamik, ISIS, akuzohet për veprat penale: “Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllime terroriste ose të financimit të terrorizmit”, “Nxitje, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e krimeve me qëllime terroriste, nxitje të urrejtjes apo konfliktit nacional, racor apo fetar”.

Almir Daci është i njohur nga Shërbimi Inteligjent Shqiptar dhe Drejtoria e Antiterrorit, si person që më parë rekrutonte të rinj për të luftuar në radhët e ISIS-it.

Në Tiranë ishte hapur procesi gjyqësor ndaj tij, por në mungesë të Dacit, gjyqi shtyhej çdo herë. Daci ishte shpallur në kërkim nga Interpoli, tashmë prej dy vitesh.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img