29,04,2024

Protesta e opozitës dhuratë për ceremoninë e Thaçit President (Video)

Must Read

xxl_hashim-thaci1456939943

Kjo ka me qenë agjenda e ceremonisë së inagurimit të Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Në javën e dytë të Prillit, Kosova ka me qenë nikoqire e 500 figurave të njohuna diplomatike për me ndjekë për së afërmi pranim-dorëzimin e postit të Presidencës nga Jahjaga te Thaçi.

E përderisa po bahen pregaditjet për këtë dorëzim pranim të mandateve dhe shpërndamjen e ftesave, subjektet opozitare mohojnë që deri më tani kanë marrë ftesë për këtë, por nënkryetari i AAK’s, Ahmet Isufi e mohon pjesëmarrjen edhe nëse nji ftesë e tillë ka me ardhë në këtë subjekt.

Madje ai nuk mohon as mundësinë që pikërisht në këtë ditë të ketë protesta nga opozita e bashkueme.

Por deputeti nga radhët e Nismës së Kosovës, Enver Hoti ende nuk ka vendos se a ka me marrë pjesë në ceremoni.

Por, deputeti nga PDK, Elmi Reçica thotë se nji protestë e mundshme në këtë ditë kishte me prish imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

E zadhanësi i VV’s, Frashër Krasniqi përmes telefonit mohon pjesëmarrjen e Vetëvendosjes me 7 Prill, ditën kur Thaçi ka me u betue para deputetve.

E derisa jemi 5 ditë para ceremonisë solemne të inaugurimit , mbetet të shihet nëse opozita ka me qenë pjesëmarrëse si mysafirë apo si protestues.

https://youtu.be/O7IdUZmd5iE

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img