26,04,2024

Vrau babain me thikë, ja si ndodhi dinamika e ngjarjes

Must Read

jurgen-kurti-1-1

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë në kryeqytet në rrugën ‘Zef Jubani’ tek Tirana e Re, ku pas një konflikti në familje mbeti i vdekur Artur Kurti 50 vjeç, i cili u qëllua me thikë nga djali i tij Jurgen Kurti.

Mësohet se viktima, Artur Kurti ishte në proces divorci me bashkëshorten e tij dhe prej 2 muajsh ishte larguar nga banesa. Mbrëmë, rreth orës 22:00, ai shkoi me thikë në dorë në banesën e tij, ku jeton bashkëshortja së bashku me djalin 23-vjeçar, Jurgenin. Në momentin kur ndodhi ngjarja, në banesë ndodhej gruaja, vëllai i saj Leonard Ristani dhe djali Jurgen Kurti.

Me thikë me vete, viktima Artur Kurti trokiti në derën e banesës dhe përpara i doli gruaja. Ai filloi të debatonte me bashkëshorten me të cilën ishte në proces divorci, dhe gjatë këtij momenti ka ndërhyrë edhe kunati i viktimës(vëllai i gruas), i cili kishte shkuar për vizitë tek motra.

Burimet sqarojnë se në debat e sipër, Artur Kurti goditi me thikë kunatin e tij Leonard Ristani, duke e lënë të plagosur, i cili ndodhet në spital. Sapo djali Jurgen Kurti pa se çfarë po ndodhte, u fut në mes dhe në përleshje e sipër(në rrethana ende të paqarta) goditi me thikë babain e tij, duke e lënë të vdekur.

Policia e Tiranës shoqëroi mbrëmë djalin Jurgen Kurti, të cilin po e merr në pyetje për të zbardhur plotësisht ngjarjen e rëndë. Është ende i paqartë motivi përse babai shkoi me thikë në banesën nga prej ishte larguar prej 2 muajsh dhe nëse kishte shkuar me paramendim për të kryer vrasje.

Nga ana tjetër, i plagosuri Leonard Ristani u tha dje policëve në spital se ishte ai që kishte kryer vrasjen dhe jo Jurgeni. Leonardi u shpreh se ngjarja ishte për vetëmbrojtje dhe për të shpëtuar nipin dhe motrën e tij.

Kurse gruaja e viktimës, e tronditur nga ngjarja e rëndë që kishte ndodhur në banesën e tyre, u kishte kërkuar efektivëve që të shikonte me patjetër djalin e saj. “Dua të shoh djalin tim. Më sillni djalin ta shoh këtu që ta besoj që ai nuk ma ka vrarë”, u është drejtuar ajo policëve.

kurti-jurgen-artur

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img