12,07,2025

Vrasje në tentativë në Podujevë

Must Read

arme_919541475

Dje në Podujevë ka ndodhur një tentim-vrasje. Një viktima mashkull, shqiptar, shtetas i Kosovës, kishte njoftuar policinë se një person, po ashtu shqiptar i Kosovës, pas një mosmarrëveshje kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Policia e Kosovës, në raportin sotshëm bën të ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Njësitet policore lidhur me rastin kanë konfiskuar një veturë me targa vendore si dhe janë duke kryer hetime intensive, përderisa lidhur me rastin është njoftuar prokurori, thuhet në raportin policor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zbulohen pesë emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj

Ferizaj, 11.07.2025Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë se në Terminalin Doganor, në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img