26,04,2024

Votoi kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa me familjen e tij

Must Read

Procesit zgjedhor që po zhvillohet sot në të gjithë Kosovën, iu bashkua edhe kryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës – Dega në Ferizaj, njëherit kryetar i komunës së Ferizajt zotëri Muharrem Svarqa.

Në vendvotim ai u paraqit bashkë me familjen e tij në fshatin Sazli dhe me këtë rast bëri thirrje për një proces zgjedhor sa më demokratik.
“Sot, me familjen time ku të gjithë kanë të drejtë vote, e krymë obligimin tonë qytetar dhe ftoj të gjithë qytetarët që të dalin sot në zgjedhje dhe të kryejnë obligimin e tyre qytetar në mënyrë që të bëhen pjesë rrjedhëse me pjesëmarrjen dhe votimin e tyre duke u bërë kështu pjesë e rezultatit të këtyre zgjedhjeve. Unë jam shumë i sigurtë që do të fitojnë më të mirët nga ata, që po kërkojnë legjitimitetin për të qeverisur me Kosovën në katër vitet e ardhshme. Me këtë rast apeloj që zgjedhjet të zhvillohen ashtu siq ju ka hije ferizajasve, qetë dhe në frymën demokratike, sepse vetëm kështu ne mund të realizojmë misionin për të ardhmen tonë të përbashkët, të ardhmen e fëmijëve tanë dhe të gjeneratave që vijnë. Jam shumë i sigurtë që qytetarë tanë do të vazhdojnë të thellojnë demokracinë.” – u shpreh kryetari Sëvarqa.
Kryetari Svarqa shprehu bindjen se nga ky proces zgjedhor do të dalin njerëzit që do të kenë në rend të parë interesin qytetar.
Kryetari Svarqa gjatë votimit u shoqërua me familjen , me bashkëshorten, dy vajzat dhe djalin. Vajza e tij Laburina për herë të parë shfrytëzoi të drejtën për të votuar me ç’rast u shpreh e lumtur që po jep kontributin e saj për zhvillimin e shtetit,kurse edhe vajza e madhe Aulona theksoi se ka ardhur enkas për të votuar nga Gjermania.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img