16,04,2024

“Vjena”, Gruevski dhe Zaev akuza njëri-tjetrit. BDI kërkon zgjidhje

Must Read

lider-euml-t-e-maqedonis-euml-mblidhen-s-euml-rish-sot-hd

Partia më e madhe maqedonase, VMRO DPMNE, ka akuzuar LSDM-në opozitare dhe liderin e saj, Zoran Zaev, për thellimin e krizës në vend dhe dështimin e takimit në Vjenë.

Partia e Nikolla Gruevskit vlerëson se opozita maqedonase duke kushtëzuar takimin e Vjenës lëshoi mundësinë që vendi të dalë nga kriza. Por, LSDM-ja opozitare fajëson ish-kryeministrin Nikolla Gruevskin, Presidentin Gjorgje Ivanovin dhe kreun e Parlamentit, Trajko Veljanovskin, për krizën politike në vend.

Sipas opozitës maqedonase, qytetarët janë në këmbë sepse VMRO-DPMNE shkeli marrëveshjen për zgjidhjen e krizës politike duke pamundësuar pastrimin e listës zgjedhore, reformat në media dhe ndarjen e partisë nga pushteti.

Pas dështimit të takimit të Vjenës, partia shqiptare BDI, ftoi të gjitha subjektet politike të marrin përgjegjësitë që kanë para qytetarëve dhe të sjellin vendime në interes të tyre. Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon që t’i jepet shans çdo procesi të mundshëm për tejkalimin e krizës që do ta kthej vendin në agjendën e integrimit.

Partia Demokratike Shqiptare në opozitë vlerëson se dështimi i takimit të Vjenës dëshmon qëndrimin e kësaj partie se qasja e subjekteve që përbëjnë aktualisht qeverinë është jo serioze në raport me marrëveshjen politike të verës së kaluar.

Thellimi i krizës, sipas PDSH, ka larguar vendin nga agjenda euro-atlantike. Kjo parti gjithashtu, ka shprehur shqetësimin e saj që çështja e të drejtave të shqiptarëve ngeli jashtë çdo agjende.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ishte në kërkim nga policia, arrestohet 25-vjeçari në Ferizaj

Një 25-vjeçar është arrestuar ditën e hënë në Ferizaj, i njëjti ishte në kërkim nga policia. L.Q ishte i kërkuar me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img