29,03,2024

Video: Zbulohet në Meksikë tuneli më i madh i drogës me SHBA-të

Must Read

tuneli-1

Në Meksikë është zbuluar tuneli më i gjatë që historia do ta njohë ndonjëherë si vendi ku ka kaluar sasia më e madhe e drogës ndonjëherë.

Policia kufitare e Meksikës është shokuar nga ky zbulim aq i rëndësishëm për të parandaluar trafikun e drogës.

Ajo bën me dije se në kohën kur u zbulua tuneli, agjentët meksikanë kanë gjetur shtatë tonë marihuanë dhe një ton kokainë.

Mësohet se në lidhje me këtë ngjarje, policia ka arrestuar gjashtë persona, të cilët dyshohen se kanë kontrabanduar dorgë përmes këtij tuneli.

Ky tunel u zbulua në brendësi të një fabrike paletash jashtë qytetit të San Diegos, në një zonë industriale.

Ky tunel i zbuluar në Meksikë është i dyti pas atij të zbuluar në në Kaliforni, kur një zyrtar pothuajse ra në të.

Ky tunel shtrihet nga qyteti Tijuana në Meksikë dhe në anën e SHBA-së ka një dalje të gjerë, e cila ishte mbuluar nga një sasi e madhe me paleta druri.

Agjentët thanë se tuneli ishte i pajisur me sistem hekurudhor, ventilim, drita dhe një ashensor të madh./Opinion

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=aPBZqZw9Da8]
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img