Lajme

Vetëvendosje nuk merr pjesë në protestat e AAK-së


Publikuar më:


vet_1455885713-6155818

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë e vetme në protestën e 14 majit. Ky subjekt politik nuk do ta ketë mbështetjen e “Vetëvendosjes”.

Burime të sigurta kanë thënë për “zeri.info” se “Vetëvendosje” nuk do të marr pjesë në këtë protestë e cila është thirrur në mënyrë të njëanshme nga partia e Ramush Haradinajt, raporton “zeri.info”.

Qëndrimin për mospjesëmarrje “Vetëvendosje” do ta bëjë zyrtarisht publik  në fund të javës pasi që do të ketë një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të Partisë.

Comments
To Top