23,04,2024

Vetëvendosje: Kompania e djemve të Isa Mustafës po bashkëpunon me kompani serbe

Must Read

vetevendosje_970991147

Në një konferencë për media të thirrur sot, Glauk Konjufca nga kjo Lëvizje ka prezantuar disa dokumente të siguruara për atë siç ata e quajnë “skandali i radhës  i djemve të Isa Mustafës”.

Konjufca ka thënë  se kompania e djemve të kryeministrit Mustafa po bashkëpunon për tregtimin e pjesëve të veturave me kompaninë “Delta Motors” të Miroslav Mishkoviq në Serbi,

Konjufca është shprehur se “vizioni i Isa Mustafës dhe djemve të tij është që taksat e qytetarëve të Kosovës të shkojnë në shtetin e Serbisë”, ndërsa sipas tyre ata e kanë shndërruar Kosovën në një koloni tregtare me Serbinë.

Ai ka thënë gjithashtu se kjo Qeveri duhet të bjerë pasi arsyeja e tyre është qe të vazhdojnë t’i trashin marrëdhëniet sa më shumë me Serbinë ndërsa njëra nga interesat e tyre është edhe formimi i Zajednicës

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në Fshat të Vjetër

Paraditen e sotme, në Fshat të Vjetër, u shënua Dita e Shkollës të këtij fshati si dhe u përurua...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img