19,04,2024

Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë protestuar sot edhe në qytetin e Ferizajt!

Must Read

Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë protestuar sot edhe në qytetin e Ferizajt.

Duke respektuar rekomandimet e institucioneve shëndetësore për parandalimin e përhapjes së Covid-19, ata u mblodhën për të ngritur zërin kundër aktakuzave të ngritura nga Zyra e Prokurorit Special në Hagë ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli.

Kryetari i OVL-së së UÇK-së në Ferizaj Rafiz Sejdiu, thotë se marrë për bazë mënyrën se si është  publikuar aktakuza ndaj Thaçit e Veselit, Gjykata Speciale është e papranueshme, e njëanëshme, madje edhe e dyshimtë.

“Jemi mbledhur anekënd Kosovës në kushte e rrethana të jashtëzakonshme për të protestuar e kundërshtuar akuzat e padrejta e të njëanëshme e të ndikuara politikisht nga një pjesë e Bashkësisë Ndërkombëtare. Shpallja e pazakontë ndaj drejtuesve të UÇK-së befasoi botën e qytetëruar, kurse popullin liridashës të Kosovës që luftoi kundër makinerisë serbe e  zhgënjeu thellë, pasi zbatimin e ligjit po e shkelin vet ata duke bërë këso akuza, si pasojë e veprimit të kësaj Gjykate u anulua takimi në Uashington, me këtë rast ky veprim i prokurorit është i pamatur dhe i padrejtë i cili ka lëshuar deklaratën para se Gjykata të konfirmoj akuzën, prandaj kjo Gjykatë është  e papranueshme, e njëanëshme dhe e dyshimtë”,  u shpreh Sejdiu.

Kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politik në Ferizaj Xhavit Zariqi, drejtoi akuza ndaj bashkësisë ndërkombëtare duke thënë se aktakuza duhet të ngriten ndaj serbëve të cilët kryen krime jo vetëm në Kosovë, por edhe në Ballkan.
“Nazifashizmi ballkanik rrënjët i ka në Serbi dhe ato aty po rifuqizohen me fajin e bashkësisë ndërkombëtare ndaj bartësit të gjenocidit në Kroaci, Bosnjë e Kosovë. Denazifikimi i Serbisë nuk është bërë e as që ka nis të bëhet dhe pa të nuk do të ketë paqe në Ballkan. Gjykata Speciale do të duhej të ngritet për denazifikimin e Serbisë ashtu siç u ngrit gjykata në Gjermani, ata pak persona që janë dënuar nga radhët e militantizmit serb kryejnë funksione shtetërore, kjo katergori njerëzish janë të rehatuar dhe bashkësia ndërkombëtare çfarë mund të pres më, nëse vazhdohet me këtë tolerim gjendja vetëm do të përkeqësohet”, tha Zariqi.

Protesta kundër Gjykatës Speciale u mbajtën në të gjitha qytetet e Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img