29,03,2024

Labi premton ndërtimin e një spitali për leukemi në Kosovë

Must Read


Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, ka qenë shumë i përfolur muajve të fundit në media, kryesisht për deklaratat e tij rreth coronavirusit.

Në internet ka nisur një peticion online, nga ku u kërkohet njerëzve që të nënshkruajnë në iniciativën që Labi të vizitojë të prekurit me coronavirus, duke tërhequr mbrapsht deklaratën e tij, ku thoshte se nuk ka virus.
Sido që të jetë, Labit duket se kjo nuk i ka penguar aspak, madje ai ka sugjeruar që në vend të peticionit në fjalë, të nis një peticion me qëllim humanitar, e që duket të jetë iniciativë e tij.
Bëhet fjalë për idenë e ndërtimit të një spitali në Kosovë, ku të mund të ofrohet shërimi i leukemisë, pasi që çdo i sëmurë me këtë sëmundje në Kosovë detyrohet të udhëtojë jashtë dhe të paguajë shifra të majme.
Në një status të bërë në rrjetin social Facebook, Labi ka shkruar se është gati të ndërmarrë një nismë të tillë, ndërsa fton për ndihmë qytetarët dhe krerët e shtetit.
Ky është postimi i tij i plotë:
“Përshëndetje shqiptarë!

A jeni këtu ju që keni ba peticione koti për mua…?!
Tani është koha të filloni një peticion tjetër, që do të na ndihmonte te gjithëve, nje peticion për ta ndërtuar një spital dhe për blerjen e aparaturës se fundit që nevojitet ta mjekojmë LEOUKEMINË NË KOSOVË, në këtë mënyre paratë mbesin ne vendin tone.
Pres tash që të më perkahni përsëri ju PORTALE që shume shpesh përpiqeni të më denigroni e të më nxirrni keq para popullit, por ate mundësi nuk e keni se veprat e mira qe i kemi bërë NE (Une dhe njerëzit vullnet mire) nuk fjalë boshe si ato qe shkruani ju!
Të dashur qytetarë, dua ta nisi iniciativen që SPITALI ME QENË I VEQANTË DHE TË NDERTOHET NË FERIZAJ me qëllim që të kanë mundesi nga të katër anët e trojeve tona të shërohen aty.
Do t’i shoh të gjitha mundesitë se si mund të realizohet, kush do ta bëjë projektin më të mirë, si dhe me strukturat udhëheqëse do të bisedojmë për ta zgjedhur vendin e duhur.
Së bashku me shqiptarët anekënd botës do te mbledhim paratë, gjithashtu edhe shteti do të jetë kontributdhënës për ta perfunduar këtë detyrë madhore dhe hyjnore për të shpëtuar fëmijët e Kosoves.
Labinot Tahiri Ferizaj, Kosovë e Shqipërisë”, ka shkruar Labinot Tahiri në Facebook. 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img