26,04,2024

Veteranët do të mbesin pa pensione

Must Read
Avdullah Hoti, Lulzim Rafuna

Këtë e bëri të ditur sot ministri i Financave, Avdullah Hoti, gjatë një konference të mbajtur në Doganat e Kosovës.

Hoti me këtë rast dha një lajm të hidhur për të gjithë veteranët, duke thënë se numri i tyre po shtohet dita e ditës dhe se shuma totale e destinuar për pensione, nuk po lejohet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

“Nuk janë siguruar mjetet për veteranët. Numri i tyre, dita ditës po shtohen. Çështja e pagesës për veteranët është e lidhur me fondin monetar FMN. është e rëndësishme që ne të gjejmë një zgjidhje sa më parë, por tani për tani nuk ka mjete, janë vetëm 25 milionë euro, pra nuk ka më shumë”, ka thënë Hoti, raporton lajmi.net.

Çështja e pensioneve për veteranët e luftës është ngritur si çështje edhe më parë nga FMN, të cilët kanë sugjeruar Qeverinë e Kosovës që ta ulë numrin e pensioneve, pasi që numri aktual i veteranëve paraqet ngarkesë për buxhetin në vend./lajmi.net

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img