07,05,2024

Qeveria, Kuvendi e Gjykatat, më të korruptuarat

Must Read
Foto-illustrim

Në vitin 2014 rreth 23 përqind të qytetarëve të Kosovës i është kërkuar korrupsion,(ryshfet)  për qasje në shërbime publike, ndërsa krahasuar me periudhën e  vitit 2016, është rritë kjo dukuri nga 23 në 24 përqind.

Kështu u tha gjatë publikimit të raportit nga RIINVEST  për vlerësimin e korrupsionit në Kosovë. Sipas këtij raporti, rreth 48 përqind e qytetarëve në Kosovë janë të përfshirë në korrupsion për të kryer shërbime në administratë publike.

Forma e korrupsionit është njëjtë sikur në rajon. Kosova në rajon prin pas Shqipërisë për korrupsion, kurse vendet tjera të rajonit renditen pas Kosovës.   Zëvendës kryeprokurorja e Shtetit Sevdije Morina tha se në gjashtë mujorin e këtij viti janë ngritur 56 aktakuza për korrupsion.

Ajo tha se prokuroria është e përkushtuar ndaj luftimit të korrupsionit.   Kurse, përfaqësuesi  special për sundim të ligjit pranë zyrës së BE-së në Kosovë  Cezary Michalczuk  theksoi se korrupsioni është i pranishëm në Kosovë, por ai ka kërkuar ndryshimin e Kodit Penal që fuqizon më shumë luftën ndaj korrupsionit.

Ai tha se gjykatat dhe prokuroritë duhet të jenë më efikase dhe më të rrepta për gjykim. Ai tha se edhe Agjencia Kundër Korrupsion duhet të fuqizohet më shumë për evidentimin e korrupsionit.   Sipas tij, EULEX nuk do të ketë mundësi të hap ndonjë rast, përveç ndonjë rasti të veçantë. BE ka mbështetur  do të vazhdojë  t’i përkrah institucionet përkatëse ndërmjet projekteve të IPA-së.

E Lumir Abdixhiku nga RIINVEST  tha se autoritet shtetërore janë përgjegjëse  për nivelin e lartë të korrupsionit, sepse sipas tij kjo dukuri po e kërcënon shoqërinë kosovare, zhvillimin e vendit dhe integrimet.   Ai tha vendi nga korrupsioni kërcënimet edhe në investimet e huaja dhe në sundimin e ligjit. Ai tha se qëllimi i këtij raporti është  vlerësimi i detajuar të korrupsionit në Kosovë.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img