25,04,2024

Veseli thotë se partneriteti me SHBA duhet të ruhet si sytë e ballit

Must Read

Ai këto komente i ka bërë në një intervistë në emisonin “Debat” në RTK. Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka theksuar se Kosova duhet ta ruajë partneritetin me SHBA-në siç thotë populli “si sytë e ballit”.

Ai këto komente i ka bërë në një intervistë në emisonin “Debat” në RTK.

Sipas, tij është krenari për qytetarët e Kosovës dhe institucionet e saj që zv presidenti amerikan Joe Biden do të rikonfirmojë në Prishtinë fuqizimin e raporteve mes dy vendeve. Veseli ka thënë se vizita e zv presidentit amerikan në Kosovë, Joe Biden, është si një dhuratë për Kosovën nga një shtet mik i cili vazhdon t’i qëndrojë Kosovës afër dhe ta ndihmojë në të gjitha fushat.

Pritjet e Veselit Janë që Biden të jape mesazhe të qarta mbështetëse për shtendërtimin e Kosovës dhe konsolidimit të saj.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës kanë nevojë për një zhvillim ekonomik dhe një jetë më të mirë .Ai ka thënë se në Kuvendin e Kosovës nuk duhet të ketë një gjuhë fyese, por një debat normal.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img