03,05,2024

Veseli i bindur: Demarkacioni kryhet më 1 shtator

Must Read

Ai ka thënë se shënjimi i kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi ka shkuar mbi bazë të fakteve juridike dhe sipas tij, Komisioni Shtetëror e ka bërë punën e tij në mënyrë profesionale.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është shprehur i bindur se ratifikimi i marrëveshjes për shënjimin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi do të përfundojë më një shtator.

“Demarkacioni mes Kosovës dhe Malit të Zi do të kalojë. Duhet ta dimë vetëm një fakt se Kosova fiton shumë me këtë demarkacion kur ta miratojë”, tha Veseli.

Ai ka thënë se shënjimi i kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi ka shkuar mbi bazë të fakteve juridike dhe sipas tij, Komisioni Shtetëror e ka bërë punën e tij në mënyrë profesionale.

Kreu i Kuvendit në një intervistë për RTK-në, ka thënë se insistimet e opozitës se Kosova humb territor me marrëveshjen e Demarkacionit, janë manipulim me ndjenjat historike të qytetarëve.

“Ne i kemi dëgjuar të gjitha argumentet dhe i kemi parë faktet të cilat dëshmojnë qartë se kufiri është shënjuar mbi bazën juridike të shpalljes së pavarësisë, marrëveshjes së NATO-s dhe verifikimit që më pas i është bërë edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe nga ekspertët evropianë. Ky është territori i Republikës së Kosovës. Nuk kemi humbur asnjë milimetër”, tha Veseli

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img