Lajme

Veseli takon kongresmenin Visclosky, e njofton me zhvillimet në Kosovë


Publikuar më:


att00079

Në kuadër të vizitës së tij në Uashington, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot ka takuar kongresmenin Peter Visclosky, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin e shkëlqyer Kosovë-SHBA dhe thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi, thuhet në një komunikatë të dërguar nga Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Kuvendit të Kosovës.

Siç njofton komunikata, duke e falënderuar kongresmenin Visclosky për mbështetjen e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën në të gjitha fazat, kryetari Veseli e informoi atë për zhvillimet e reja në Republikën e Kosovës, synimet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet vendi, duke vënë theks te agjenda euro-atlantike dhe bashkëpunimi i qëndrueshëm SHBA-Kosovë.

Ndqërsa, kongresmeni Visclosky e ka përgëzuar kryetarin Veseli për punën dhe përkushtimin e institucioneve gjatë shtetndërtimit, duke i dhënë përkrahje përmbushjes së obligimeve kushtetuese në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës, në veçanti përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët.

Në takim është bisedura edhe për gjendjen politike dhe të sigurisë në vend dhe rajon, dialogun me Serbinë dhe marrëdhëniet ndërfqinjësore në përgjithësi.

Po ashtu, sipas komunikatës, u vlerësua lartë prania e trupave amerikane brenda KFOR-it, si dhe angazhimi për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës. /KosovaPress/

 

Comments
To Top