11,12,2023

Podujevë, miku plagos ish-dhëndrrin

Must Read

plagosje-700x453-700x375

Një person i moshës 30 vjeçare është plagosur sot rreth orës 7:40 në fshatin Gllamnik, komuna e Podujevës, njofton Llapi.info.

Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar Fatmir Potera, rreshter në Stacionin Policor në Podujevë, sipas të cilit i plagosuri është trajtuar në Qendrën Emergjente në Podujevë dhe tani është jashtë rrezikut për jetë.

“Viktima ka marrë dy plagë dhe është trajtuar në Podujevë dhe tani është jashtë rrezikut për jetë”- tha ndër të tjera Potera.

Arsyeja e plagosjes është prishja e fejesës së viktimës me motrën e të dyshuarit.

“Viktima ka qenë i fejuar më motrën e të dyshuarit dhe pas prishjes së kësaj fejese, i dyshuari ka plagosur viktimën.”-shtoi Potera për Llapi.info.

Policia ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit pasi që policia e dinë identitetin e të tij mirëpo ai akoma nuk është arrestuar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Paraburim prej 40 ditësh për “baronin e drogës” Gëzim Çela, i cili dje u arrestua në Ferizaj

Paraburgim ndaj G.Ç., i kërkuar nga Republika e Shqipërisë në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar për shkak të veprave...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img