20,04,2024

Veseli: Pesë persona me nevoja të veçanta do të punësohen në Kuvend

Must Read

v2

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim përfaqësuesit e Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, me rastin e daljes së numrit të parë të revistës mujore në alfabetin Brajl, “Syri ynë”, dedikuar personave të verbër, botimi i të cilës është financuar nga Kuvendi.
Kryeparlamentari Veseli shprehu zotimin e Kuvendit të Kosovës për të vazhduar mbështetjen ndaj kësaj shoqate dhe të gjithë personave me nevoja të veçanta, duke insistuar, gjithashtu, në implementimin e ligjeve dhe rekomandimeve të nxjerra nga Kuvendi, në mënyrë që të gjitha institucionet dhe shoqëria e Kosovës të jenë në përkrahje të këtyre njerëzve. Veseli tha se me një punë fare të vogël, personave me nevoja të veçanta mund t’u hapet një dritare e madhe.

Ai bëri të ditur se deri në fund të këtij viti, pesë persona me nevoja të veçanta do të jenë të punësuar në Kuvendin e Kosovës.

“Kuvendi do t’i ketë dyert e hapura për të gjitha kategoritë e qytetarëve me nevoja të veçanta. Unë u bëj thirrje të gjitha shoqatave që përfaqësojnë këto kategori të qytetarëve me nevoja të veçanta, që të vijnë me iniciativa dhe ne jemi të gatshëm që të ndërhyjmë për ndryshimin e ligjeve, për të përmirësuar e avancuar statusin social të këtyre qytetarëve”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Kryetari i shoqatës, Bujar Kadriu, falënderoi kryetarin Veseli për mbështetjen e pakursyer ndaj personave me nevoja të veçanta, përkatësisht atyre të verbër, tregues i të cilës është edhe financimi i kësaj reviste nga ana e Kuvendit.

Kadriu tha se kjo revistë u ka krijuar personave të verbër një mundësi shtesë për informim, duke përmbushur kështu një standard të informimit publik dhe respektimit të konventave ndërkombëtare.

“I nderuar kryetar, ju keni përmbushur një standard dhe unë ju falënderoj në emër të shoqatës. Kjo revistë sot, pikërisht në ditën botërore të librit, prodhoi energji pozitive dhe njëkohësisht i motivoi të rinjtë, duke u mundësuar atyre që të jenë në rrjedha të zhvillimeve të përgjithshme në vendin tonë”, theksoi Kadriu.

Anëtari tjetër i shoqatës, Daut Hoxha, ndërkaq, lexoi pjesë të një artikulli të botuar në revistën “Syri ynë”, në alfabetin Brajl

v2veseliv1  v3

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img