03,05,2024

Reforma në drejtësi, Rama paralajmëron votim javën e ardhshme

Must Read

edi

Është mbledhur paraditen e sotme Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste. Në fjalimin e tij, kryetari Edi Rama e ka vënë theksin tek reforma në drejtësi, për të cilën tha se, “është kyçi i të gjitha dyerve, sepse pa të e gjithë përpjekja për t’u bërë shtet rrezikohet të ngelet në vend numëro”.
“Reforma ka sjellë një tensionim artificial që janë shprehje të sekëlldisë që ka shkaktuar reforma. Afatet fundore po afrohen, rrethi po ngushtohet dhe kjo reformë është hapi i fundit për të kapërcyer pragun e BE”, ka thënë Rama.

Duke nënvizuar se, “kalimi i reformës përpara pushimeve të Parlamentit është kushti që BE të na hapë dyert e negociatave”, shefi i qeverisë ka shprehur gatishmërinë e mazhorancës për ta votuar atë në një kohë sa më të shkurtër.

“Reforma mund të kalojë edhe javën tjetër, sepse ne kemi qenë gati që në mars dhe jemi gati. Për ne reforma kalon në pak ditë”, ka theksuar Rama.

Ai ka thënë se, në këto 3 vjet qeverisje janë realizuar ndërkohë një numër rekord reformash të tjera. “Kemi bërë më shumë reforma se asnjëherë më parë, në një kohë të shkurtër. Reformën territoriale-administrative, reformën fiskale, etj”, ka thënë Rama.

“Jemi partia që kemi çliruar nga barra e taksave 97 për qind të shqiptarëve. Sot planifikojmë një rritje ekonomike 3.4 për qind, por mjafton të jemi mbi treshin”, ka shtuar shefi i qeverisë, për ta vënë theksin më tej edhe tek reforma në arsim, ajo në shëndetësi, etj.

Ndër të tjera, Rama ka vlerësuar se, me kongresin e mbajtur dhe më pas me referendumin për mandatin e tij PS ka hyrë në një proces demokratik që do t’i shërbejë në të ardhmen

“Referendumi ishte një mjet i shkëlqyer demokratik, me një pjesëmarrje inkurajuese dhe motivuese. Ajo çka ka ndodhur në këtë periudhë të fundit është një motivacion jashtëzakonisht i fuqishëm për të ecur me vendosmëri përpara”, ka deklaruar Rama, raporton Top Channel.

Sipas tij, “tani PS ka një mbështetje kaq të madhe e domethënëse dhe vullnet për t’u anëtarësuar në radhët e saj”. “Procesi i anëtarësimeve të reja nuk ka përfunduar, por me mbajtjen e kësaj asambleje anëtarësimi do të shtrihet në të gjithë vendin”, ka thënë Rama.

Ai ka nënvizuar se, plani për ripërtëritjen rrënjësore të forumit rinor socialist ka tërhequr mbi 4 mijë të rinj e të reja, ndërsa ka bërë thirrje për më shumë angazhim për përfshirjen e emigrantëve në vendimmarrje.

Më tej Rama është shprehur se, pavarësisht këtyre arritjeve ka vend edhe për reflektim. “Në 25-vjetorin e PS duhet të bëjmë edhe një reflektin në retrospektivë, për të parë arritjet dhe dështimet”, ka vijuar Rama.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img