25,04,2024

Vazhdon degradimi i mjedisit nga mbeturinat të cilat qytetarët i hedhin vend e pavend (Foto)

Must Read

Pas vrojtimit të terrenit, gjegjësisht të disa pjesëve të qytetit të Ferizaj, në shumë rrugë e qoshe janë vërejtur shumë mbeturina të cilat ishin hedhur pasi ishin bartur ato në orarin e caktuar. Përveç mos respektimit të orarit, qytetarët hedhin mbeturina edhe në vendet publike, madje në disa raste edhe përkundër kontejnerëve të zbrazur, mbeturinat hedhen jashtë tyre, krejt në afërsi.

“Ekipet e KRM “Pastë1rtia”, janë duke e kryer punën e tyre në terren gjatë ditës dhe natës, por qyteti vazhdon të kundërmojë dhe të jetë i papastër, krejt kjo për faj të disa qytetarëve të cilët janë të papërgjegjshëm në pagesa dhe të pandërgjegjshëm për të respektuar së paku vendin e caktuar ku hedhen mbeturinat. Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia”, apelon tek qytetarët që të shlyejnë borxhet për shërbimet që ajo I kryen, si dhe të mos kërcënojnë inkasantët të cilët vetëm kryejnë detyrën e tyre. Në disa raste përveç sulmeve verbale, qytetarët që kanë borxhe të cilëve u hiqet bërlloku para dere, kërcënojnë inkasantët dhe nuk duan të japin llogari. Prandaj “pastërtia”, është e detyruar që në disa vende, klientëve të papërgjegjshëm edhe të mos ua marre mbeturinat” thuhet në komunikatën e KRM-së

Në anën tjetër inspektori  i ambientit  Besim Uruqi i tha Ferizajpress-it se  tani më kanë të përgatitur  infrastrukturën ligjore  dhe  për të gjithë ata që hedhin mbeturina në vendet që nuk është e paraparë dhe jashtë orarit të grumbullimit të tyre do të fillojnë me aplikimin e gjobave për ndotje të ambientit sipas ligjeve në fuqi.

Më poshtë, publikojmë disa foto në të cilat përshkruhet më mirë se si hedhen mbeturinat . 3

t489 10 11 1314 15 16 17

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img