28,03,2024

Valls: Franca është nën kërcënim të madh terrorist

Must Read

ja-p-euml-r-ccedil-far-euml-hashim-tha-ccedil-i-e-ka-b-euml-r-euml-drenic-euml-n-m-euml-t-euml-mir-euml-se-parisi-video_hd

Kryeministri i Francës, Manuel Valls, ka thënë se informacionet se një qelizë xhihadiste në Belgjikë ka planifikuar një tjetrër sulm kundër Francës, tregojnë për kërcënimin e madh terrorist.

“Janë dëshmi shtesë e kërcënimeve shumë të mëdha për gjithë Evropën e në veçanti për Francën. Nuk do ta zvogëlojmë vigjilencën”, ka thënë Valls në një konferencë për media nga kryeqyteti i Algjerisë.

Të dielën, prokurorët belgë kanë thënë se njëri prej autorëve të dyshuar të sulmeve në Bruksel, ka pranuar se grupi terrorist, fillimisht, ka planifikuar të godasë Francën me sulme të reja.

Mohamed Abrini ka thënë se grupi ka vendosur të sulmojë Brukselin pas arrestimit të Salah Abdeslamit, njërit prej të dyshuarve kryesorë për sulmet e nëntorit të kaluar në Paris.

“Kjo do të thotë se kërcënimi vazhdon dhe duhet të jemi të mobilizuar. Nga hetimet e vazhdueshme, që po bëhen me një koordinim të përsosur, do të mësojmë më shumë”, ka thënë Valls.

Sulmet në aeroportin e Brukselit dhe në një stacion të metrosë së këtij qyteti, më 22 mars, kanë lënë të vrarë 32 persona.

Përgjegjësinë për këto sulme e kanë marrë militantët e Shtetit Islamik.

Këta të fundit kanë thënë se kanë kryer edhe sulmet e nëntorit të kaluar në Paris, duke vrarë 130 veta.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img