29,03,2024

Vajzat e mrekullueshme nga Ferizaj, Olsa dhe Olta Miftari promovuan albumin e tyre të parë “Ditëlindja”

Must Read

Të martën me datën 23 prill në qytetin e Ferizajit Palestra e Sporteve Bill Clinton ishte e mbushur me fëmijë, prindër dhe qytetarë nga qytete të ndryshme të Kosovës adhurues të shumtë të këngëtareve tona shumë të talentuara, tani të njohura Olsa dhe Olta Miftari


Olsa dhe Olta Miftari bënë Promovimin e Albumit të tyre të parë”Ditëlindja” të cilat këtë Promovim e bënë me rastin e 12 vjetorit të lindjes së tyre për të festuar me qindra musafirë që ishin të pranishëm.

Koncerti filloi me një Dokumentar ku u përfshi angazhimi puna, pjesmarrja në koncerte,festivale,televizione dhe sukseset e shumta të vajzave gjatë pesë viteve karrierë artistike.

Koncerti filloi me performimin “live” të këngës së parë të tyre “Sa larg je o babi” shoqëruar nga kori i fëmijëve Sidorela dhe kori fëmijëve “Tingujt magjik” e cila hapi dyert e suksesit.

Kjo këngë u realizua nga kompozitore Lindita Isufi, tekstshkruese Mërgime Grainca dhe orkestrues nga Naim Qukiqi e cila preki majat e suksesit,

Duke parë pëlqyeshmërinë e madhe dhe suksesin e lartë, bashkpunimin me autorët në fjalë e vazhduan edhe me këngët “Cila jam cila je”, pastaj kënga “Ditëlindja” e cila tejkaloi limitet e shikushmërisë duke arritur shifrën mbi 100 milion shikime për të vazhduar edhe me këngët “Më jep pak dritë”, “Nënës” dhe këngën Premierë “Ëndërr”.

Videoklipet u realizuan te RGB Entertaiment Agon Neziri i cili relaizoi edhe këngët “Fireman”, “Festo Atdhe” dhe “Viti i Ri”.

Organizatorë ishin prindërit e Oltës dhe Olsës, të cilët i mbështetën gjatë gjithë rrugës së tyre për të shijuar sukseset e parreshtura duke përzgjedhur tematikat më të mira të këngëve që ato vërtetë u shëndrruan në hite.

Organizimin artistik të kësaj ngjarje të madhe kulturore e bënë “Artistic Center Sidorela” aty ku filluan mësimet e para për muzikë dy vajzat e mrekullueshme ku u dalluan për talentin dhe zërin e veçantë që kishin si dhe RGB Entertaiment.

Koncerte të tilla madhështore për fëmijë ka kohë që i munguan vendit tonë dhe ky koncert u mirëprit shumë mirë i cili mbushi sallën përplot artdashës.

Edhe njëherë Olsa dhe Olta dëshmuan talentin me performancën e tyre para publikut të shumtë ku përquan emocione të paharrueshme për gjithë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img