26,04,2024

Vajza 5-vjeçare preu flokët pasi kështu e ‘urdhëroi’ loja e tmerrshme Momo

Must Read

Një vajzë pesë vjeçare ka prerë flokët e saj të gjata. Këtë veprim e bëri derisa ishte duke shikuar filmin vizatimor Peppa Pig, ku në mes të tij i është shfaqur “Momo” dhe i ka kërkuar që t’i prej flokët.

Nëna e saj, Sam Barr, ka alarmuar prindërit tjerë që të jenë vigjilent pasi vajza e saj Jemma ishte targetuar nga kjo lojë e tmerrshme, shkruan Metro, transmeton Gazeta Shneta.

Nëna beson se kjo krijesë virtuale në internet e ka tronditur vajzën pasi ajo e ka paralajmëruar “të flejë me një sy hapur”

Fëmijët e vegjël që shikojnë filma të famshëm vizatimor po targetohen nga sfida e njohur si Momo, e cila i inkurajon dhe i kërcënon fëmijët që të lëndojnë vetën e madje edhe të bëjnë vetëvrasje. /Gazeta Shneta/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img