29,03,2024

UShAF përmbyll vitin 2018 me të arritura të shumta

Must Read

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), përmbyll vitin 2018 me të arritura të shumta, me hapjen e Laboratorit të Energjisë së Ripërtëritshme, inaugurimin e Kabinetit të Teknologjisë Informative, emërtimin e Amfiteatrit të Vogël, si dhe Ekspozitën e studentëve të Fakultetit të Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit dhe Fakultetit të Turizmit dhe Ambientit.

Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, falënderoj të gjithë të pranishmit dhe para tyre shpalosi të arriturat e vitit 2018, si dhe foli për mundësitë e reja që na presin në vitin 2019, falë bashkëpunimit me bizneset dhe institucionet tjera që e përkrahin UShAF. Po ashtu, foli për programet e reja për të cilat UShAF ka aplikuar dhe sipas tij pritet që së shpejti të akreditohen.

Rektori Bajraktari përveç tjerash rëndësi të veçant i dha emërtimit të Amfiteatrit të Vogël të Universitetit, i cili mori emrin e profesorit Isak Jashari dhe shpjegoj për të pranishmit sfidat që ka kaluar profesori, duke e cilësuar si personalitet meritor, i cili kontribuoj gjatë gjithë jetës së tij për arsimimin e brezave të rinj.

Ndërsa, Prof. Isak Jashari, pas marrjes së Vendimit nga ana e Rektorit, falënderoj të gjithë pjesëmarrësit, e në veçanti Rektorin për këtë nderë që po ia bënë atij.
“Më heret luftonim për mbijetesë të arsimit, ndërsa ju studentë sot duhet të luftoni për mësim dhe cilësi”, tha profesori Isak.

“Falë angazhimit tejet të madh të profesorit Isak dhe disa bashkëpunëtorëve të tij, që nga Shkolla e Lartë e deri tek Fakulteti, institucioni mbijetoi dhe sot na është dhënë mundësia që si Universitet të funksionojmë lirshëm, andaj emri i profesorit të nderuar, Isak Jashari do të jetoj gjithmonë në Universitetin tonë”, tha Rektori.

Ndërsa, Prorektori Bujar Pira, ditën e sotme e cilësoi si ditë falënderimi për Prof. Isak Jasharin, i cili sipas tij është personalitet meritor për institucionin tonë. Po ashtu, ai foli për përfitimet që do të sjell hapja e Kabinetit të Teknologjisë Informative.

Po ashtu, Ismet Malsiu, dekan në UShAF, foli për Laboratorin e Energjisë së Ripërtëritshme, i cili që tani e tutje do të jetë në shërbim të studentëve, me ç’rast studentët do të fitojnë njohuri të reja.

Pjesëmarrësit patën rastin që të vizitojnë edhe Ekspozitën e punimeve të studentëve të Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit dhe Turizmit dhe Ambientit.
Në përmbylljen e këtij viti, të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve publike të Kosovës, bizneseve bashkëpunuese të UShAF, organizata jo qeveritare, staf akademik, administrativ dhe studentë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img