27,04,2024

Mbahet mbledhja e fundit e Kuvendit të Komunës për këtë vit, miratohen një varg çështjesh të rëndësishme

Must Read

Ferizaj.27.12.2018. Me ftesën e Kryesueses Kristina Gashi Bytyçi, gjatë ditës së sotme është mbajtur mbledhja e fundit e Kuvendit të Komunës, e fundit për këtë vit kalendarik.

Në këtë mbledhje u diskutuan një varg çështjesh, njëra ndër to ishte propozim vendimi për destinimin e ngastrës kadastarle me 1194- zona kadastrale në Komogllavë, si dhe propozim vendimi për këmbimin e pjesëve të ngastrës kadastrale 1042-1 dhe 1043-83 në zonën kadastrale në Ferizaj të cilat i prezantoi drejtori i pronës, gjeodezisë dhe kadastrit Sabri Murseli. Këto dy pika të rendit të ditës u miratuan nga të gjitha partitë e përfaqësuara në kuvend.

Pjesë e diskutimit ishte edhe propozim-vendimi për miratim i Strategjisë Komunale për Personat me Aftësi të Kufizuara në Komunën e Ferizajt si dhe Plani i Veprimit, me ç’ rast u votua unanimisht nga këshilltarët komunal.

Në këtë mbledhje është diskutuar gjerë e gjatë edhe për Rregulloren për Taksa, Tarifa dhe Gjoba Komunale, me ç’ rast drejtorja e financave Sebahate Ajeti-Sadiku, tha se janë marr parasysh të gjitha kërkesat e partive opozitare dhe janë involvuar në këtë rregullore.

U morr vendim që të del në diskutim publik edhe Planin e Transparencës, ndërsa është diskutuar mjaft gjatë edhe propozim-vendimi për Mbrojtjen e Vlerës së Natyrës: Bifurkacioni i Lumit Nerodime në Ferizaj si Monument i Natyrës.

Ne këtë mbledhje janë diskutuar edhe pika të tjera të rendit të ditës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img