24,04,2024

UShAF nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin e Kastamonu-it

Must Read

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, z. Agron Bajraktari dhe rektori i Universitetit të Kastamonu-it (Turqi), z. Seyit Aydin, kanë nënshkruar sot Marrëveshje Bashkëpunimi në fushën e arsimit të lartë dhe shkencës.

Me këtë Marrëveshje, të dy universitetet kanë hapur rrugën për fillimin e bashkëpunimit në shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik, studime pasdiplomike, programe të përbashkëta të edukimit dhe të hulumtimit shkencor, por edhe organizim të përbashkët të konferencave, simpoziumeve.

12919715_929225567193527_7498601384749791164_n

Rektorët Bajraktari e Aydin kanë nënshkruar edhe Protokoll Bashkëpunimi për shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik sipas Programit të Shkëmbimit të “Mevlana”.

Pas kësaj ceremonie, rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, z. Agron Bajraktari tha se Marrëveshja e nënshkruar sot hapë dyert për shkëmbime të shumta të studentëve mujore, semestrale, por edhe për studime pasdiplomike në këtë Universitet me famë dhe që mbulon të gjitha fushat, të cilat i ka UShAF.

“Në kuadër të këtij bashkëpunimi kemi edhe Programin e Mevlanës, sipas të cilit studentët të cilët shkojnë nga Universiteti ynë atje, do të trajtohen të barabartë me studentët tjerë të Universitetit të Kastamonu-it”, tha rektori Bajraktari, ndërsa theksoi se kjo është një mundësi e madhe për Universitetin tonë dhe një derë e madhe që është hapur drejt zhvillimit të UShAF.

“Jemi të lumtur që Universiteti ynë po nënshkruan marrëveshje me shumë universitete të njohura dhe kështu po krijojmë mundësi të shumta për studentët tanë, të cilët më pas do t’i kontribuojnë vendit si kuadro të përgatitura mirë”, tha rektori Bajraktari.

Ndërsa, rektori i Universitetit të Kastamonu-it, z. Seyit Aydin theksoi se të dy universitetet do të punojnë së bashku, në mënyrë që të përfitojnë studentët dhe stafi akademik.

Pasi që theksoi fushat ku dy universitetet do të bashkëpunojnë, rektori Aydin tha se Universiteti, të cilin e udhëheqë ai është shumë përpara me programe të masterit dhe të doktoratës, të cilat do të mund t’i shfrytëzojnë edhe studentët e UShAF. Ai theksoi se, ndër të tjera, UShAF do të ketë mundësi të shfrytëzojë edhe të gjitha laboratoret dhe bibliotekat e Universitetit të Kastamonu-it.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img