28,03,2024

UShAF lidhë Marrëveshje Bashkëpunimi me Ndërmarrjen “Elsam” për punën praktike të studentëve

Must Read

Marrëveshje e re Bashkëpunimi për punën praktike të studentëve është nënshkruar sot mes Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) dhe Ndërmarrjes për Konstruksione Metalike “Elsam” në Ferizaj, me të cilën hapen mundësi të reja për studentët gjatë përgatitjes së tyre në arsimin e lartë.

Kjo ndërmarrje, e cila është e specializuar në fushën e konstruksioneve metalike, do t’ua mundësojë studentëve të shkencave të aplikuara të kryejnë punën praktike në fabrikë dhe të avancojnë edhe më tej njohuritë e tyre të profesionit.

13239376_959925534123530_1572689547181915314_n

Me këtë rast, rektori i UShAF, Prof. Asoc. Dr. Agron Bajraktari theksoi se ky Universitet është krijuar me qëllimin e vetëm që të ofrojë kuadro të përgatitura për tregun e punës. “Si i tillë, studimet në shkencat e aplikuara nuk do të ishin të plota pa bashkëpunimin e bizneseve, të cilat në këtë mënyrë po ndihmojnë në përgatitjen e kuadrove edhe për bizneset e tyre”, tha ai, ndërsa theksoi se kjo është një mundësi e mirë për ndërmarrjet që gjatë punës praktike të identifikojnë edhe ata studentë, të cilët do të ishin të përshtatshëm për punë në bizneset e tyre.

Rektori Bajraktari falënderoi udhëheqësit e Ndërmarrjes “Elsam”, të cilët pranuan të jenë pjesë e partneritetit me Universitetin dhe tha se kjo është mënyra më e mirë që ky institucion i arsimit të lartë publik të jetë i dëshirueshëm jo vetëm nga të rinjtë vendorë, por edhe nga ata të rajonit.
Edhe drejtori i Ndërmarrjes “Elsam”, z. Sami Musliu, u shpreh i kënaqur për nënshkrimin e marrëveshjes me UShAF dhe tha se ndërmarrja do të jetë e gatshme të ofrojë të gjitha njohuritë në fushën e prodhimtarisë që ka, për përgatitjen e studentëve sa i përket anës praktike.

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, edhe pse i themeluar së voni, ka krijuar një rrjet të mirë të bashkëpunimit me bizneset, ndërsa studentët e parë që nga themelimi i Universitetit tashmë kanë filluar me punën praktike në disa kompani.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img