28,03,2024

UShAF anëtarësohet në Asociacionin Evropian të Institucioneve në Arsimin e Lartë

Must Read

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), ka shënuar një të arritur tjetër drejt integrimit evropian të arsimit të lartë, duke pranuar përgjigjien pozitive se tashmë ky institucion i arsimit të lartë është anëtarësuar në Asociacionin Evropian të Institucioneve në Arsimin e Lartë (EURASHE).

EURASHE është asociacion i institucioneve të arsimit të lartë që ofrojnë programe të orientuara profesionalisht dhe janë të angazhuar në kërkimin e aplikuar brenda cikleve të Bolonjës, pra është asociacion që përfaqëson universitetet e shkencave të aplikuara dhe kolegjet universitare.

Anëtarësimi në këtë institucion, i cili është përfaqësuesi kryesor i arsimit të lartë profesional në Evropë, është një ngjarje e rëndësishme për UShAF, sepse i jep mundësinë Universitetit që të harmonizojë çasjen e arsimit që ofron me atë evropian, duke marrë përkrahje në forma të ndryshme për forcimin e institucionit dhe ngritjen e cilësisë.

Duke e zhvilluar UShAF sipas standardeve evropiane, Universiteti ofron mundësi më të mira për studentët dhe hapë rrugë që ata të bëhen shumë më lehtë pjesë e tregut evropian, gjë që është edhe qëllim i EURAShE, pra të jetë ndërmjetës i arsimit të lartë, arsimit profesional dhe tregut të punës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img