04,11,2024

Komuna e Ferizajt ndihmon fermerët në një projekt për korrigjim të thundrave të kafshëve

Must Read

Drejtoria komunale e bujqësisë po realizon aktualisht një projekt në ndihmë fermerëve që kanë ferma komerciale me lopë qumështore.

Në fshatin Muhoc sot ekipet që po implementonin këtë projekt duke e bërë korrigjimin e thundrave të lopëve meqë kështu e kishin vlerësuar të nevojshme fermerët.
Drejtori për Bujqësi dhe Pylltari Burim Bajrami shpjegon se ky projekt ka për qëllim që të nxisë një kulturë më të mirë për kujdesin ndaj shëndetit të kafshëve.
Ndërkaq fermeri Burim Sylejmani falënderoi komunën dhe implementuesit e këtij duke e konsideruar si të mjaft të nevojshme ndërhyrjen. Ai tregon se një shumë deri në 300 euro u duhet fermerëve nëse këtë proces e kryejnë në formë private.
Mjekët veterinerë shpjegojnë se me korrigjim të thundrave mbrohet mjaft mirë shëndeti i kafshëve dhe shtohet sasia e qumështit dhe e peshës së kafshëve. Këtë fakt po e fuqizojnë edhe zyrtarët e drejtorisë së Bujqësisë të cilët e kanë parë të arsyeshme të investohet në këtë projekt.
Qeveria lokale e Ferizajt zotohet për mbështetje të vazhdueshme për fermerët e fermave komerciale. Një subvencion tjetër po përgatitet që të realizohet së shpejti për shpërndarjen e 62 mëshqerrave në bashkëpunim edhe me organizata të bujqësisë, për fermerët e këtushëm të cilët i plotësojnë kriteret e parapara.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

N.P.L “Ambienti” me kasion vullnetarë në rregullimin e rrethojave dhe ambientit në Shkollën “Ahmet Hoxha”

Nuk është hera e parë që N.P.L "Ambienti" po merr aksione vullnetare në rregullimin e ambienteve rreth...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img