26,04,2024

URIMI I KOMUNËS SË FERIZAJT ME RASTIN E 15 SHKURTIT – DITËS SË FLAMURIT ASHKANLI

Must Read

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu në emër të qytetarëve të Ferizajt dhe institucionit që drejton, uron gjithë qytetarët e komunitetit ashkanli anembanë vendit, në Ditën e Flamurit Ashkanli.

“Ferizaj është qendra e diversitetit etnik dhe tolerancës fetare, andaj në harmoni të plotë me vullnetin e qytetarëve të Ferizajt, në respektim të dallimeve dhe të përbashkëtës në përpjekjen tonë për forcimin e shtetit, këtë vlerë të çmuar të shoqërisë kosovare e veçanërisht ferizajase, e lartësojmë me respektin më të lartë dhe zgjatjen e dorës së bashkëpunimit të përhershëm në interes të qytetarëve tanë. Mbështetja nga Komuna e Ferizajt, në çdo iniciativë të komuniteteve do të jetë e kudondodhur, e gjithanshme dhe e përhershme” u shpreh Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img