26,04,2024

SHAF “Zef Kolombi”, shoqata që na solli Urban Street Art në Ferizaj, tani ka kryetare të re.

Must Read

Shoqata “Zef Kolombi” është shoqata që na ka sjellur disa prej aktiviteteve më të mira, aktivitete/projekte më të cilat qytetarët e Ferizajt mburren sepse kjo shoqatë ka arritur të ndryshoj imazhin e Ferizajt kur është fjala për vlera artistike figurative.

Duke filluar prej Mural Fest, një prej aktiviteteve që la gojëhapur shumë qytetare të Ferizajt, vizatimet multi-dimensionale në rrugët e qytetit dhe në institucionet publike. Aktivitet i cili aktivizoi artistët e rinj posaqërisht në rrymën e artit Urban Street Art. Kjo shoqatë gjithashtu perkujdeset që të organizojë evente në ditët festive, ditën e evropës, ditët e kulturës, ditët e diasporës, ditën e flamurit, ditën e fëmijëve me nevoja të veçanta, ku përpiqet të sjell ekspozita dhe të organizoj aktivitete gjithëpërfshirëse për të treguar vlerat artistike të qytetit të Ferizajt. 

Kjo shoqatë e udhëhequr suksesshëm nga Lebibe Topalli, tani ka një kryetare të re, Pranvera Gursel Sylejmani e bija e dëshmorit të kombit, piktorit, dhe themeluesit e aktivistit të shoqatës “Zef Kolombi”, e cila me shumicë votash sot më 18.02.2017 zgjedhet kryetare e shoqatës.

Ish kryetarja e shoqatës Lebibe Topalli, e cila si suksesin më të madh të mandatit të saj e konsideron ri-aktivizimin e artistëve të rinj, përshendeti të gjithë kolegët për bashkëpunimin e perkrahjen, si dhe uroi Pranverën e kryesinë e re për suksese në vitet në vijim. Ajo beson qe edhe Pranvera do të ndjekë rrugën e njejtë pasiqe beson në aftësitë e saj dhe në bashkepunimin e mire të shoqatës me institucionet tjera. E gate mandates të saj, Lebibja thekson mbështetjen e Drejtorinë e Kulturës në Ferizaj.

Anetarë të tjerë në bord janë zgjedhur  Xhenetë Jetishi, Përparim Behluli, Mujadin Mujë Nuhiu, Adelina Hakiu, Behar Devqa, Urim Halili.

pranvera-sylejmani
Pranvera Gursel Sylejmani – Kryetare e SHAF “Zef Kolombi”

 16838201_1485047084861773_171159315_n 16830578_1485047091528439_445796794_n 16780658_1485047121528436_1197010754_n

mural-fest-urban-street-ferizajpress

16809042_1485092651523883_981049470_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img