20,04,2024

Udhëheqësit dhe studentët e UShAF vizituan pjesën turistike të Strazhës së Kaçanikut

Must Read

Rreth 300 studentë të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) dhe udhëheqës e mësimdhënës të këtij Universiteti, kanë organizuar sot një piknik në Strazhë të Kaçanikut.

Qëllimi i këtij organizimi ka qenë socializimi i studentëve dhe krijimi i mundësive për shoqërimin dhe bashkëpunimin mes tyre, e po ashtu edhe vizita nëpër vendet me bukuri natyrore të kësaj ane, të cilat janë të përshtatshme për rekreacion dhe turizëm, por edhe për ngritjen dhe zhvillimin e bizneseve të ndryshme.

Gjatë këtij organizimi, studentët, po ashtu kanë praktikuar përgatitjen e ushqimit në natyrë edhe për numër të madh të pjesëmarrësve.

Sa i përket punës praktike të studentëve, me këtë rast, është nënshkruar edhe një Marrëveshje Bashkëpunimi me ndërmarrjen për veprimtari hoteliere “Sharri” në Strazhë të Kaçanikut, e cila mundëson realizimin e punës praktike të studentëve në fushën e menaxhimit të hotelerisë dhe restoranteve.

Rektori i UShAF, z. Agron Bajraktari theksoi se, aktivitetet e shumta që po organizon Universiteti për studentët, po krijojnë mundësi që ata të njohin vende, të cilat do të mund t’i shënjojnë për punën profesionale në të ardhmen, e që është edhe një motiv më shumë që ata ta duan profesionin e tyre dhe të punojnë shumë për të arritur rezultate të mira.

Ndërsa, rektori Bajraktari falënderoi edhe ndërmarrjen “Sharri” që mundësoi punën praktike për studentë në këtë vend turistik, derisa z. Islam Leka, menaxher gjeneral i ndërmarrjes “Sharri”, po ashtu u shpreh i kënaqur që ndërmarrja do të mund të japë kontributin në përgatitjen e studentëve.

13260143_961599910622759_291391250158671576_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img