29,03,2024

U përuruan hapësira të reja të ETC-së në Ferizaj

Must Read

Qendra tregtare ETC, si pjesë e Elkos group, përuroi sot rreth 40 mijë metra hapësira të reja, afër qendrës së vjetër në Ferizaj. Objekti i ri ka hapësira marketi, hapësira rekreacioni si dhe parking të brendshëm e të jashtëm.

Në ceremoninë e përurimit të objektit të ri, morën pjesë kryeministri Isa Mustafa, kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa, zëvendësministra, deputetë, afaristë dhe qytetarë të shumtë.
Kryeministri Mustafa u shpreh mbështetës i hapjes së kapaciteteve të reja biznesore, duke e quajtur ETC-në shembull të mirë të bashkëpunimit të shumanshëm, si dhe konkurrent të denjë në rajon dhe më gjerë. Ai shfaqi mirënjohje për këtë kompani për kontributin dhënë hapjes së vendeve të punës dhe për zhvillimit ekonomik në përgjithësi.

Kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, gjithashtu shprehu bindjen se përurimi i kapaciteteve të reja, e rrit fuqinë ekonomike, e shton konkurrencën, e cila u sjell përfitime konsumatorëve dhe e rrit numrin e të punësuarve. Kryetari Svarqa falënderoi kryeministrin Mustafa për kujdesin që po tregon ndaj Ferizajt, duke ndjekur nga afër rrjedhat zhvillimore në këtë komunë.

Ndërsa kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, konstatoi se sektori privat në Kosovë ka ecur me hapa më të shpejtë se politika dhe se ETC është një nga shembujt e sukseshëm të këtij rrugëtimi.

Me përurimin e hapësirave të reja, ETC është bërë qendra më e madhe tregtare në Ferizaj.

15591682_10209475661306763_1220397769_n 15591931_10209475660666747_1598439655_n 15592130_10209475670787000_1314170925_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img