28,04,2024

Për krim të organizuar lidhur me trafikim të narkotikëve dënohet me shtatë vite e gjashtë muaj burgim

Must Read

Për krim të organizuar lidhur me trafikim të narkotikëve, shtatë (7) vite e gjashtë (6) muaj burgim dhe 25.000 euro gjobë

Gjykata Themelore në Ferizaj, trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, më 15 dhjetor 2016, shpalli aktgjykimin ndaj të pandehurit G.R, i cili në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, akuzohet se ka kryer veprën penale krimi i organizuar  lidhur me veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotrope .

Trupi Gjykues pas mbajtës së shqyrtimeve gjyqësore, dëgjimit të palëve, dhe fjalëve përfundimtare të akuzuarin G.R për veprën penale krimi i organizuar  lidhur me veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotrope nga neni 229 paragrafi 4 nën paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 të KPK-së, e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej shtatë (7) vite e gjashtë (6) muaj, si dhe dënim me gjobë në shumë prej njëzetë e pesë mijë (25.000) euro.

I pandehuri G.R,  është shpall fajtor dhe është gjykuar me dënim burgimi, sepse gjatë vitit 2010 në bashkëpunim me pesë të pandehur të tjerë të gjykuar, duke vepruar si grup kriminal i strukturuar dhe organizuar, me qëllim të përfitimit të dobisë financiare, kanë kryer krim të rëndë – ofrimit të shtijës, për shitje dhe transportim të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm, në atë mënyrë që i pandehuri G.R i ka organizuar të gjitha veprimet e këtij grupi, ashtu që të gjykuarit I.K i ka dhënë veturën e tij që nga shteti i Zvicrës të shkojnë në Kosovë me qëllim të blerjes së 7.5 kg narkotik të llojit heroinë dhe pastaj të njëjtën ta transportojë në shtetin zviceran, Pas blerjes së kësaj substance narkotike i pandehuri I.K i gjykuar, e ka marr veturën me heroinë dhe është nisur në drejtim të Zvicrës tek i pandehuri G.R, por në Malishevë është ndalur nga policia me ç’rast pas kontrollimit nga ana e tyre është gjetur dhe konfiskuar substanca narkotike e llojit heroinë në sasinë e lartshënuar.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img