28,03,2024

U nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit midis Kuvendit të Kosovës dhe KDI-së

Must Read

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli dhe drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, sot, me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës në Kosovë, nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit lidhur me fuqizimin e mbikëqyrjes së Kuvendit ndaj Qeverisë dhe rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në nismat me interes shtetëror, transmeton Lajm.

Kryetari Veseli tha se bashkëpunimi me shoqërinë civile, mediat dhe publikun në përgjithësi, si dhe transparenca e llogaridhënia, janë jetike për punën e Kuvendit të Kosovës. Duke ofruar bashkëpunim të plotë me mediat dhe shoqërinë civile, kryetari Veseli inkurajoi ato që të rrisin prezencën e tyre në Kuvend dhe të shtojnë monitorimin e punës që bëjnë përfaqësuesit e zgjedhur të qytetarëve, duke u mundësuar atyre që të jenë në dijeni të çdo zhvillimi dhe vendimmarrjeje që bëhet në Kuvendin e Kosovës.

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ndërkaq, theksoi se qëllimi i organizatës që ai drejton është bashkëpunimi me Kuvendin e Kosovës, për të fuqizuar mbikëqyrjen parlamentare ndaj ekzekutivit, ngritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve dhe rritjen e komunikimit publik rreth çështjeve të ndjeshme dhe me interes për vendin./Lajm

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img