09,10,2024

Thaçi: Sa më parë të ratifikohet demarkacioni, në të kundërtën të gjithë do të jemi humbës

Must Read

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka thënë se me të drejtë jemi duke pritur vendimin për liberalizimin e vizave.

Ai përmes një postimi në Facebook ka theksuar se Bashkimi Evropian është gati për këtë vendim historik për shtetin e Kosovës, dhe se ratifikimi i marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi duhet të plotësohet në ditët e ardhshme.

Postimi i plotë:

Qytetarë të dashur,
Me të drejtë jemi duke pritur vendimin për liberalizimin e vizave.
Bashkimi Evropian është gati për këtë vendim historik për shtetin e Kosovës.
Kriteri i mbetur, ai për ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi duhet të plotësohet nga qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, në ditët e ardhshme. Pa zbatimin e këtij kriteri, qytetarët e Kosovës, nga vetë politika kosovare, padrejtësisht po privohen nga lëvizja e lirë në zonën Schengen. Nga moszbatimi i këtij kriteri, vendimi nga Brukseli për Kosovën u shty në shtator. Nëse nuk ratifikohet tash demarkacioni, as në muajin shtator nuk do të flitet dhe as të vendoset për Kosovën.
Të gjithë do të jemi humbës.
Kjo çështje madhore duhet të largohet nga agjenda llogaritare e përfitimeve ditore politike. Çdo pengesë në zbatimin e këtij kriteri qytetarët e Kosovës do t’i mbaj të izoluar.
Demarkacioni, si kauzë, nuk ekziston.
Për liberalizimin e vizave kanë kontribuar të gjithë: pozita, opozita, shoqëria civile, mediet.
Me liberalizimin e vizave të gjithë jemi fitues.
Si president i vendit, i ftoj të gjitha partitë parlamentare që kjo e arritur evropiane t’i bashkojë dhe të ratifikohet marrëveshja. HTH

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img