Lajme

Tsipras: Fluksi i emigrantëve ka rënë dukshëm pas marrëveshjes BE-Turqi


Publikuar më:


Alexis-Tsipras-1900x700_c

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, ka deklaruar se fluksi i emigrantëve ka rënë dukshëm pas marrëveshjes BE-Turqi.

Turqia dhe Bashkimi Europian muajin e kaluar kanë nënshkruar marrëveshje që ka për qëllim t’i jap fund fluksit të emigrantëve dhe refugjatëve që po largohen nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia, transmeton koalb.com.

Qindra emigrantë e kanë humbur jetën duke kaluar përmes brigjeve të Turqisë drejt Greqisë. Ishulli Lesbos vazhdon të mbetet i mbushur me varre pa emra.

“Muaj më parë ne kemi pritur rreth 3000 deri në 4000 emigrantë dhe refugjatë në ditë…Sot, fluksi i emigrantëve dhe refugjatëve ka rënë dukshëm”, tha Tsipras në Parlament gjatë një debati për sigurinë.

Comments
To Top