03,07,2025

Tronditëse! Në Rinas futet tritol

Must Read

Autoriteti i Aviacionit Civil dhe Policia e Shtetit kane bërë 3 testime të fshehta për sigurinë në aeroport në datën 20 prill 2016. Testimi 1: futja e eksplozivit; testimi i dytë: futja e armëve të ftohta dhe testimi i tretë: çarja e rrethimit (perimetrit të jashtëm), saktësisht tek e njëjta derë ku kanë hyrë grabitësit.

Në të 3 testimet, siguria e aeroportit ka dështuar të detektojë rrezikun. Tritoli është futur, po ashtu edhe thika. Por, më e rënda, është realizuar futja pikërisht në të njëjtën pikë ku u fut edhe makina e grabitësve.

Për 10 minuta simulatorët kanë çarë rrethimin dhe nuk janë kapur nga sistemi i kamerave të ICTS-së, i cili nuk ka funksionuar. “Top Channel” posedon të plotë këtë raport tronditës dorëzuar aeroportit dhe Ministrisë së Transporteve në mes të muajit maj. Ai tregon sesa vulnerabël dhe i pasigurtë është aeroporti dhe sesa me indiferencë është trajtuar çështja nga “Airport Partners” dhe kompania ICTS, përgjegjëse për sigurinë e Rinasit.

Testimi sekret i 20 prillit 2016 i është njoftuar drejtuesve të aeroportit në 13 maj, duke ngritur alarmin e rëndë mbi cënueshmërinë e sigurisë së pistës së vetme ndërkombëtare në vend.

Sipas kësaj shkrese që “Top Channel” e disponon të plotë, tre testet e dështuara përfshijnë futjen e eksplozivit në bagazh dore dhe të detonatorëve, futjen e një thike të ftohtë përmes daljes së stafit dhe ekuipazhit dhe më e rënda edhe futjen në perimetrin rrethues, pikërisht aty ku ndodhi grabitja e pak ditëve më parë.

Testi i tretë është padyshim më skandalozi, pasi lidhet drejtpërdrejt me ngjarjen e dy ditëve më parë. Ai është bërë pikërisht në pikën ku grabitësit u futën me makinë, me ndihmën edhe të stafit brenda

Raporti për dijeni edhe të Ministrisë së Transporteve i është dërguar drejtuesit të aeroportit të Rinasit në 13 maj. Por nga ICTS dhe aeroporti nuk u mor asnjë masë, së paku deri në 29 qershor, kur edhe ndodhi grabitja spektakolare në pistën e “Nënë Terezës”.

1467455225_fotttttttt1

1467456366_2

1467456385_3

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img