25,04,2024

Treni godet veturën, autoriteti hekurudhor nuk përfilli kërkesën e komunës së Ferizajt (Pamje nga ngjarja- Video)

Must Read

Gjatë mbrëmjes të së premtes ka ndodhur një aksident ndërmjet një veture dhe treni në rrugën hekurudhore në Ferizaj.

Ferizajpress ka siguruar videon e ngjarjes se si ka ardhur dhe momentet kur treni ka goditur veturën.

Sipas videos shihet që shpejtësia e trenit ka qenë shumë e vogël prandaj edhe kjo ngjarje fatbardhësisht ka kaluar vetëm me dëme materiale

Komuna e Ferizajt, pas aksidentit të trenit me veturën në rrugë hekurudhore në këtë qytet, ka kërkuar përgjegjësi dhe përmbushje të kërkesave nga autoritetet hekurudhore.

Nëpërmjet një reagimi në ‘Facebook’, kjo komunë thotë se kreu i Ferizajt, Agim Aliu, iu ka kërkuar më herët autoriteteve hekurudhore vendosjen e laurave në vijën hekurudhore që përshkon Ferizajn, por që kërkesat e tij janë hasur në vesh të shurdhër.

“Komuna e Ferizajt njofton qytetarët se me kohë dhe me kërkesa të përsëritura disa herë, Kryetari i Komunës, Agim Aliu i është drejtuar autoriteteve hekurudhore për vendosjen e laurave përgjatë vijës hekurudhore që përshkon Ferizajn, në bazë të kompetencës dhe përgjegjësisë që ka kjo e fundit, por një gjë e tillë ndonëse me insistimin e vazhdueshëm të Komunës së Ferizajt, nuk është realizuar nga autoriteti hekurudhor”, thuhet në njoftim.

“Është koha e fundit që autoritetet hekurudhore përgjegjëse të marrin veprimet që i takojnë me legjislacionin në fuqi dhe të parandalojnë aksidentet e mundshme.  Qytetarët meritojnë të dijnë të vërtetën, kërkesën tonë të përsëritur tek përgjegjësit, gjersa mezipritja që të politizohet kjo çështje nuk i shërbejnë të vërtetës dhe interesit të qytetarëve”, shtohet tutje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img