04,05,2024

Pas aksidentit të trenit me makinën, reagon kryetari i Ferizajt Agim Aliu

Must Read

Lidhur me aksidentin e sontëm ku një automjet është goditur nga treni, për fatin e mirë  pa lën dime në njerëz dhe pa dëme të mëdha materiale, Komuna e Ferizajt njofton qytetarët se me kohë dhe me kërkesa të përsëritura disa herë, Kryetari i Komunës, Agim Aliu i është drejtuar autoriteteve hekurudhore për vendosjen e laurave përgjatë vijës hekurudhore që përshkon Ferizajn, në bazë të kompetencës dhe përgjegjësisë që ka kjo e fundit, por një gjë e tillë ndonëse me insistimin e vazhdueshëm të Komunës së Ferizajt, nuk është realizuar nga autoriteti hekurudhor.

Është koha e fundit që autoritetet hekurudhore përgjegjëse të marrin veprimet që i takojnë me legjislacionin në fuqi dhe të parandalojnë aksidentet e mundshme.

Qytetarët meritojnë të dijnë të vërtetën, kërkesën tonë të përsëritur tek përgjegjësit, gjersa mezipritja që të politizohet kjo çështje nuk i shërbejnë të vërtetës dhe interesit të qytetarëve.

Dëshmi për këtë është edhe kërkesa jonë e parashtuar në formë elektronike, përgjegjësve të autoritetit hekurudhor të cilët për fa tin e keq, nuk kanë ndërmarr kurrfarë veprimi në përmbushje të kërkesës sonë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img